25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

“Ma ler fjalën se kam 3 muaj që nuk jam në Parlament”, replika të forta mes Këlliçit, Peleshi dhe Spiropalit

Debatet në Kuvend janë përshkallëzuar sot me replikat mes deputetit Belind Këlliçi, kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali.

Belind Këlliçi kritikoi menaxhimin e seancës dhe reagimet e mazhorancës, duke thënë se largimi i Spiropalit si pjesë e “klubit të anglishtfolësve” në PS e kishte detyruar të radikalizohej për arsye të brendshme. Ai shtoi:
“Ma ler fjalën se kam 3 muaj që nuk jam në Parlament. E tentove të na hiqje fjalën… Kërkova të zbatohej kërkesa për masën ndaj Ballukut. Këtë kërkon Brukseli dhe ndërkombëtarët. Është absurde që t’i ndalosh replikën opozitës.”

Këlliçi gjithashtu kritikoi përjashtimin 20-ditor të deputetit Agron Shehaj dhe mënyrën e drejtimit të seancës, duke kërkuar qetësi dhe respekt të rregullave: “Lërini konfliktet. Qëndroni në lartësinë e detyrës suaj.”

Nga ana e saj, Elisa Spiropali u përgjigj duke mbrojtur profesionalizmin e saj dhe qetësinë në Kuvend:
“Nuk flas vetëm anglisht, flas dhe gjuhë të tjera. Çdo detyrë në Kuvendin e Shqipërisë është nder. E vetmja gjë që më vjen keq, se largimin e paralajmëroi Berisha dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur.”

Replikat mes opozitës dhe mazhorancës treguan tensionet e vazhdueshme rreth kontrollit të foltores dhe kohës së të folurit për deputetët, duke theksuar presionet e jashtme mbi procesin parlamentar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...