12.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

“Premtoj të jem po aq e çmendur sa dita e parë”, Selin fjalë zemre për DJ Gimbo në dasmën e BBV

Mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u zhvillua një nga traditat më të njohura të formatit, ceremonia simbolike e dasmës. Nuse dhe dhëndër këtë herë ishin banorët Selin dhe DJ Gimbo.

Pas momentit kur i thanë “po” njëri-tjetrit, Selin mbajti një fjalim emocional për Gimbon, duke treguar se kjo ishte një ëndërr që e kishte imagjinuar prej kohësh.

“Gimbo, njësoj si çdo vajzë, dukja ime sot qëndronte në sirtarin e ëndrrave të mia, e të gjesh dy prej tyre në të njëjtin vend nuk e kisha menduar asnjëherë”, u shpreh ajo.

Selin kujtoi edhe momentin kur Gimbo u bë pjesë e shtëpisë së BBV, duke e konsideruar atë një pikënisje të veçantë për marrëdhënien e tyre.

“Edhe pse të gjithë e lexuan si injorim, për mua ishte premtimi i heshtur më i bukur dhe po, ‘I got your back and you got my back’”, tha ajo.

Në fund të fjalimit, Selin premtoi publikisht se do të mbetet e njëjta si në fillim të njohjes së tyre.

“Sot premtoj përpara gjithë shqiptarëve që zonja nuse do të jetë imperfekte dhe po aq e çmendur sa dita e parë që e ke njohur”, deklaroi ajo, duke e mbyllur me një urim për një rrugëtim të gjatë dhe plot aventura bashkë me Gimbon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...

‘Gjykata është kthyer në shërbëtore të SPAK’ – Monika Kryemadhi shpërthen pas seancës ndaj...

0
Monika Kryemadhi ka bërë deklarata të forta pas seancës së parë në themel të procesit gjyqësor ku janë të përfshirë ajo, Ilir Meta dhe...

‘Mos përfshi fëmijët!’ – debat i ashpër në Ferma VIP, Sara shpërthen në lot

0
Një përplasje e fortë është regjistruar mes konkurrenteve në Ferma VIP, ku debati mes Mozës dhe Sarës ka kaluar në tone të ashpra dhe...

Hakmarrja pas 10 vitesh? 13-vjeç kur i ati u vra është mes të dyshuarve...

0
Zbardhen detaje të reja nga atentati i rëndë në Balldren të Lezhës, ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, ndërsa në fokus të hetimeve...