33.9 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“I forti i Vlorës” i shpëton operacionit të SPAK, kush është Inez Hajrulla dhe atentatet që ka kaluar

Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si “i forti i Vlorës”, i ka shpëtuar operacionit të zhvilluar nga SPAK në orët e para të mëngjesit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, forcat RENEA, FNSH dhe BKH zhvilluan kontrolle në banesën e Hajrullës, por ai nuk u gjet në shtëpi, duke bërë që efektivët të mos mund ta arrestojnë. Operacionit i ka shpëtuar gjithashtu edhe miku i tij, Ervis Matodashaj.

Në kuadër të këtij aksioni, SPAK ka lëshuar 7 urdhërarreste. Dy persona janë njoftuar për masën e sigurisë në qeli, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të arrestuar në Itali dhe Greqi. Hajrulla dhe Matodashaj ishin të vetmit që ndodheshin në Shqipëri, por arritën t’i shpëtonin operacionit.

Kush është Inez Hajrulla

Inez Hajrulla konsiderohet nga autoritetet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe është përfshirë në disa hetime për ngjarje kriminale. Ai njihet në Vlorë edhe me nofkën “Ini” dhe, sipas raportimeve, i ka shpëtuar të paktën tre atentateve në vitet 2017, 2019 dhe 2023.

Atentati i parë ndaj tij ndodhi në vitin 2017, kur në automjetin e tij u vendos një sasi lënde eksplozive. Shpërthimi ndodhi pranë një lokali në Vlorë, vend që frekuentohej nga Edison Harizaj, i cili më vonë u vra në Durrës. Emri i Hajrullës është përmendur edhe në hetimet për zhdukjen e Elvis Troqes në korrik të po atij viti. Sipas një dëshmitari, Troqe ishte larguar nga një lokal duke thënë se do të takonte një person të quajtur “Ini”.

Atentati i dytë ndodhi në vitin 2019 në zonën e Lungomares, pranë kompleksit “Oslo”. Në momentin e sulmit, Hajrulla ndodhej në një kafene me dy persona të tjerë, kur drejt tyre u qëllua me armë automatike nga dy automjete. Ai nuk u plagos, por u plagos rastësisht një punonjës i Bashkisë së Vlorës, Dajko Cenodemaj. Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe më pas dogjën dy automjetet e përdorura në zonën e Babicës.

Ngjarja e tretë lidhet me një atentat të dyshuar në gusht të vitit 2023, i cili u parandalua nga policia. Në zonën e Ujit të Ftohtë u arrestua 35-vjeçari Amarildo Nikolli, i cili mbante një pistoletë me silenciator të gatshme për qitje, municion luftarak dhe sende të tjera si doreza dhe kapuç. Sipas hetimeve, shënjestra e mundshme e sulmit dyshohet të kenë qenë Hajrulla dhe Ervis Matodashaj.

Hajrulla është arrestuar më parë dy herë për armëmbajtje pa leje dhe është akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013. Në shkurt të vitit 2018, Gjykata e Vlorës e dënoi me dy vite burg për “mosbindje ndaj urdhrit të policisë” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”, por dënimi u pezullua dhe u zëvendësua me shërbim prove.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...