33.9 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“Le Iene”: Call center-at mashtrues në Tiranë, investigimi përmend edhe emrin e Olsi Ramës

Një investigim i përbashkët i emisionit italian Le Iene dhe emisionit shqiptar Piranjat është transmetuar mbrëmjen e sotme në kanalin Italia 1, duke hedhur dritë mbi rrjetin e call center-ave mashtrues që operojnë në Tiranë.

Në reportazhin disa mujor, gazetari italian Luigi Pelazza është rikthyer në kryeqytetin shqiptar pas një operacioni të përbashkët me SPAK, i cili çoi në arrestimin e 8 personave të dyshuar për mashtrim financiar.

Sipas investigimit, në Tiranë dyshohet se operojnë dhjetëra call center-a mashtrues të shpërndarë nëpër lagje të ndryshme të qytetit. Gazetari vlerëson se në këtë aktivitet mund të jenë të përfshirë rreth 25 mijë operatorë dhe konsulentë, të cilët përmes skemave të ndryshme financiare synojnë qytetarë europianë.

Ky aktivitet kriminal, sipas raportimit, mund të gjenerojë deri në 500 milionë euro në muaj, një shumë që krahasohet me fitimet e organizatave të fuqishme të trafikut të drogës.

Investigimi rikthen gjithashtu në vëmendje bashkëpunimin e mëparshëm mes gazetarëve dhe SPAK, ndërsa çështja është referuar edhe në Itali, ku Pelazza ka bërë kallëzim në prokurorinë e Napolit pranë prokurorit të njohur antimafia Nicola Gratteri.

Dëshmitë e informatorëve

Në reportazh paraqiten edhe dëshmitë e disa personave që pretendojnë se kanë punuar në call center-a mashtrues. Një prej tyre, e identifikuar me emrin Sofia, 35 vjeç, ka treguar se fillimisht kishte menduar se po punonte në një aktivitet të ligjshëm, por më pas kishte kuptuar se bëhej fjalë për mashtrime.

Sipas saj, në datën 16 janar – ditën kur u krye një ndërhyrje e SPAK në një call center në një kullë në Tiranë – punonjësit kishin marrë një mesazh se puna do të ndërpritej për “probleme teknike”.

Ajo ka pretenduar gjithashtu se pagat e punonjësve shpërndaheshin çdo muaj në cash dhe se vetëm për një ditë silleshin rreth 2 milionë euro për pagesat e stafit.

Pretendime për përfshirje të emrave të njohur

Një tjetër informator, i identifikuar si Ilir dhe me përvojë të gjatë në këtë sektor, ka ndihmuar gazetarët të hartojnë një hartë të disa call center-ave që dyshohet se operojnë në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë bisedës me gazetarin, ai ka pretenduar se në këtë aktivitet mashtrues është i përfshirë edhe Olsi Rama. Sipas këtij pretendimi, ai do të kishte financuar hapjen e disa call center-ave, të cilët më pas menaxhoheshin përmes personave të tretë.

Këto deklarata janë pjesë e investigimit televiziv dhe nuk përbëjnë konfirmim zyrtar nga autoritetet.

Dyshime për mungesë reagimi

Gazetari ka kontaktuar edhe drejtues të Policia e Shtetit, mes tyre Neritan Nallbati dhe bashkëpunëtorin e tij Virson Stroka, të cilët sipas investigimit kishin premtuar ndërhyrje, por më pas nuk kishte pasur reagim konkret.

Gjatë ndjekjes së gjurmëve të call center-ave në terren, gazetari pretendon se është ndjerë i survejuar dhe se një prej bashkëpunëtorëve të tij është sulmuar fizikisht nga persona të paidentifikuar.

Thirrja për kryeministrin

Në përfundim të investigimit, gazetari i është drejtuar publikisht kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndërhyrjen e tij për të ndaluar aktivitetet mashtruese që, sipas reportazhit, dëmtojnë qytetarët italianë dhe europianë.

“Zoti Rama, në emër të miqësisë mes dy vendeve tona, a nuk mund të ndërhyni personalisht që nga Shqipëria të mos kryhen këto mashtrime në dëm të Italisë?”, ishte mesazhi i gazetarit në fund të reportazhit.

Ndërkohë, deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me pretendimet e ngritura në investigim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...