Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak” në Shkodër, ku një person ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, në një rrugë dytësore, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit. Për pasojë, automjeti është përplasur fillimisht me një shtyllë dhe më pas me një mur rrethues.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.






