29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohet shqiptari në Itali me kokainë dhe municione, përfundon në arrest shtëpiak

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 48-vjeçar shqiptar në Calcinato, i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike. Operacioni u krye nga Carabinieri, pas një periudhe vëzhgimi ndaj tij.

Sipas mediave italiane, i dyshuari ishte i njohur për policinë për shkak të precedentëve penalë të lidhur me narkotikët. Hetuesit dyshojnë se ai merrej me aktivitetin ilegal pasi përfundonte punën e tij të përditshme.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 100 gramë kokainë, 5 gramë hashash, si dhe municione të ndryshme: 10 fishekë kalibri .22 dhe 26 fishekë kalibri 9 mm.

Pas arrestimit, 48-vjeçari u paraqit para gjykatës, e cila vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpiak”. Sipas vendimit, ai do të lejohet të dalë nga banesa vetëm për të shkuar në punë.

Ndërkohë, seanca e radhës gjyqësore është caktuar për 8 prill, ku pritet të shqyrtohet më tej çështja ndaj tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...