23.3 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Dosja e SPAK: “Minus 1” – si u urdhërua vrasja e Gentian Qarrit nga grupi i Inez Hajrullës

Detaje të rënda kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla, 34 vjeç, i konsideruar nga hetuesit si një nga figurat më të rrezikshme të botës së krimit në Vlorë.

Sipas hetimeve, Hajrulla mori drejtimin e grupit kriminal pas vrasjes në vitin 2018 në Durrës të Edison Harizajt, i njohur si “Edison Faqedjeguri”. Deri në atë moment ai nuk konsiderohej një figurë me peshë në botën e krimit, por më pas u shndërrua në një nga personazhet më me ndikim në nëntokën kriminale të qytetit.

Vrasja e Gentian Qarrit

Një nga ngjarjet më të rënda të zbardhura nga SPAK është vrasja e Gentian Qarrit, kushëri i Fatmir Hysenit alias “Doqa”, person që grupi i Hajrullës e konsideronte si rival dhe të dyshuar për ekzekutimin e Harizajt.

Qarri u vra më 6 shkurt 2021 në Vlorë, pranë Kishës Ortodokse, ku ndaj tij u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një automjet në lëvizje. Automjeti i përdorur nga autorët u gjet i djegur pak më vonë jashtë qytetit.

Sipas dosjes, ekzekutimi ishte planifikuar dhe koordinuar përmes aplikacionit të koduar Sky ECC nga Hajrulla dhe krahu i tij i armatosur Ervis Matodashaj.

Në një nga komunikimet e zbardhura nga hetuesit, Matodashaj i shkruante Hajrullës gjatë planifikimit të atentatit:

“Nëse e vret, unë do të puth në b….”

Pas atentatit, kur ambulanca kishte mbërritur në vendngjarje dhe viktima ishte ende gjallë, ai shkruante:

“Është gjallë, do të vdesë robq… Hajde tani të të puth në b….”

Pak më vonë në komunikim shfaqet mesazhi:

“Minus 1.”

Sipas hetuesve, ky mesazh konfirmonte vrasjen e Gentian Qarrit.

Vrasja e Bledar Birçajt

SPAK dyshon se Hajrulla dhe Matodashaj janë përfshirë edhe në atentatin ndaj Bledar Birçajt, i cili u vra më 10 maj 2021 në Vlorë me rreth 30 plumba, teksa ndodhej në automjetin e tij BMW X5.

Hetimet tregojnë se grupi kishte survejuar për një kohë të gjatë lokalin “Boss”, në pronësi të Birçajt, dhe kishte planifikuar vendin dhe momentin e atentatit.

Trafik ndërkombëtar droge

Përveç atentateve, grupi kriminal dyshohet se ishte i përfshirë edhe në trafik të madh ndërkombëtar narkotikësh. Sipas SPAK:
• rreth 1.2 ton kokainë dyshohet se është trafikuar nga Ekuadori drejt Europës,
• mbi 700 kilogramë kanabis janë trafikuar në rrugë të ndryshme.

Në hetime kanë dalë të përfshirë edhe persona nga radhët e policisë. Një prej tyre është Rezart Kuçi, ekspert në policinë shkencore në Drejtorinë e Policisë së Kukësit, i dyshuar se ndihmonte grupin me informacione dhe aktivitete të tjera kriminale.

Urdhër-arreste nga SPAK

Në total, SPAK ka lëshuar 8 urdhër-arreste për pjesëtarët e këtij grupi kriminal, por Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj nuk janë arrestuar ende dhe vijojnë të jenë në kërkim.

Hetimet kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin e grupit kryesisht falë zbërthimit të komunikimeve në platformën e koduar Sky ECC, e cila për shumë organizata kriminale u kthye nga një mjet komunikimi në provën kryesore kundër tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...