26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“E dua mo vlla” – plas debati mes Mirit dhe Selin pas deklaratave në dhomën e rrëfimit

Spektakli i sotëm i “Big Brother VIP” ka sjellë sërish tensione dhe debate të forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këtë herë rreth raportit mes Mirit dhe Selin.

Gjatë spektaklit, Selin dëgjoi për herë të parë deklaratat që Miri kishte bërë në dhomën e rrëfimit, në një moment kur të dy ndanin të njëjtin krevat dhe banori ishte futur në akuarium.

Në rrëfim, Miri ishte shprehur:

“S’duhet të kisha ardhur këtu. Kishim shumë gjëra për të sqaruar. E manifestoi gjithë shtëpia, por ja na ndanë. Unë doja të fitoja bashkë me atë sepse unë marr nga ajo dhe ajo merr nga unë. E dua mo vlla.”

Pas publikimit të videos, Miri sqaroi se deklarata e tij nuk kishte konotacion romantik, por lidhej me raportin e tyre në lojë.

Nga ana tjetër, Selin u shpreh se ndjen keqardhje për veten, pasi sipas saj nuk u shkëput më herët nga ai.

Gjatë debatit në studio, Miri tha:

“Ajo ditë është data 3 janar që ka qenë një ditë shumë e ngarkuar si prime edhe për mua edhe për Selin. Ka qenë natë me shumë emocione dhe në momentin që mbaroi nata, duke qenë se dolëm shumë mirë të dy, doja ta festoja atë moment. Thashë ‘e dua’ për lojë, por jo ‘e dashuroj’.”

Ndërsa Selin reagoi me ironi:

“Arsyeja pse po qesh është sepse më erdhi ndër mend emocioni që tregova kur pashë videon dhe ajo që ka thënë se kur të rritet do që vajza e tij të bëhet si unë. Ndjej keqardhje vetëm për veten që nuk mora vendimin të largohem nga Miri më përpara.”

Debati mes tyre ka rikthyer sërish diskutimet brenda shtëpisë për natyrën e raportit mes dy banorëve dhe për mënyrën se si është interpretuar nga banorët e tjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...