26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Këngëtari Gjesti në pranga, kapet me armë në Prishtinë

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë, ai u ndalua rreth orës 15:00 në rrugën “Mehmet Isahi”. Pas arrestimit, Gjesti është marrë në pyetje nga policia.
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se reperi Gjesti është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit Kujdestar, për shkak të dyshimeve se ka kryer disa vepra penale. Mes të dyshuarave përfshihen:
• Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (neni 366 i Kodit Penal të Kosovës)
• Kanosja (neni 181 i KPRK-së)
• Asgjësim apo dëmtim i pasurisë (neni 321 i KPRK-së)

Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale lidhur me rastin. Në këtë fazë, për shkak të integritetit të hetimeve, nuk mund të jepen detaje shtesë.

Prokuroria siguron se brenda afateve ligjore do të vendosë për masat e mëtejshme në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...