17.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, ku në fokus ishte bashkëpunimi mes dy vendeve dhe zhvillimet e fundit në sigurinë ndërkombëtare.

Gjatë bisedës, palët diskutuan për marrëdhëniet e forta mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Në takim u theksua gjithashtu roli i aleancës në kuadër të NATO-s, si dhe rëndësia që ka partneriteti strategjik me SHBA-në për sigurinë dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Pjesë e diskutimit ishin edhe zhvillimet e fundit në sigurinë rajonale dhe globale, përfshirë situatën në Lindjen e Mesme. Në këtë kontekst, Shqipëria shprehu mbështetjen për përpjekjet e aleatëve për të parandaluar që Irani të sigurojë armë bërthamore apo armë të tjera të shkatërrimit në masë, si dhe për të ruajtur stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, forcimin e sigurisë në rajon dhe rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...