Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Juban, në Shkodër.
Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, rreth orës 20:50 familjarët kanë gjetur në oborrin e banesës së tij, pa shenja jete, shtetasin L. P., 19 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.






