24.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Goditi punonjësin e Policisë Bashkiake, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:55 në rrugën “Mitaq Salati”, në lagjen “15 Tetori”. Sipas policisë, shtetasi M. L., 43 vjeç, banues në Vlorë, ka kundërshtuar vendosjen e një mase administrative për parkim të gabuar ndaj automjetit të tij.

Gjatë konfliktit, ai dyshohet se ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake, shtetasin S. N., 28 vjeç.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë kryer arrestimin e tij për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KLSH ‘ngre alarmin’ për Bashkinë e Vlorës: miliona lekë të paarkëtuara, shkelje në tenderë...

0
Bashkia e Vlorës është përballur me një sërë problematikash serioze në menaxhimin financiar dhe zbatimin e ligjit, sipas raportit vjetor të Kontrollit të Lartë...

Horoskopi ditor, e Martë, 28 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ecësh më ngadalë dhe me mendje të ftohtë. Mos u nxit në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Je në formë shumë të mirë....

Parashikimi I motit, e Martë, 28 Prill 2026

0
Më 28 prill 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me një ndjesi pothuajse verore në shumë zona. Gjatë ditës priten...

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...