23 C
Tiranë
Thursday, August 6, 2026

Salianji kritikon Berishën pas mbledhjes së Kryesisë së PD: Mos imitoni modelin e Ramës

Ish-deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Ervin Salianji, ka reaguar pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së ku u vendos ngritja e një grupi pune për rishikimin e statutit të partisë. Salianji nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje dhe prej kohësh ka shprehur qëndrime kritike ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha.

Në një reagim publik, Salianji deklaroi se nuk ka shërbim më të madh për kryeministrin Edi Rama sesa që opozita të sillet dhe të veprojë njësoj si ai.

Sipas tij, Rama ndodhet nën presion ndërkombëtar për shmangien e ligjit dhe përpjekjet për të ndryshuar rregullat, ndërsa opozita nuk duhet të bjerë në të njëjtën kurth duke sulmuar ndërkombëtarët apo duke ndryshuar rregullat e brendshme.

“Partia Demokratike nuk mund të hapë rrugë për ndryshime të njëanshme në Kushtetutën e partisë dhe në statut. Neni 46 është i qartë dhe i sanksionuar. Çdo veprim që imiton modelin e Ramës nuk është zgjidhje, por uzurpim”, shkruan Salianji.

Ai shtoi se po shfaqet e njëjta logjikë që opozita ka denoncuar te qeveria: uzurpim i rregullave, shkatërrim i degëve dhe përjashtim i demokratëve, duke paralajmëruar se një sjellje e tillë dëmton besimin e qytetarëve te opozita.

“Nëse opozita fillon të sillet si pushteti që denoncon, atëherë dëmton jo vetëm veten, por edhe besimin e qytetarëve tek alternativa”, theksoi ish-deputeti, duke shtuar se kjo mund të krijojë perceptimin se palët politike janë më afër njëra-tjetrës sesa duken.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...