Pas performancës së saj në testin e kulturës së përgjithshme në “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati u bë e njohur si “kampionia” e gafave. Por vëmendja e publikut është zgjeruar edhe te familjarët e saj.
Së fundmi, ndjekësit kanë gjetur një postim të babait të saj, Jeton Bollati, nga viti 2013. Në 16 tetor, datëlindjen e ish-diktatorit Enver Hoxha, ai kishte vendosur portretin e tij si fotografi profili dhe e shoqëronte me statusin:
“Sot ka dt i madhi, i forti dhe më i bukuri i shqiptarëve. Ky ndërtoi spitalet, shkollat, ndali gjakmarrjen, thau kënetat dhe vaksinoi popullin e tij që e deshi shumë. Të rroni e ta kujtoni.”
Ky postim, që lartëson një figurë kaq të debatueshme për historinë shqiptare, ka shkaktuar menjëherë reagime negative dhe indinjatë të fortë në rrjetet sociale.






