25.8 C
Tiranë
Wednesday, August 5, 2026

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe detyrim

Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim për dyshime lidhur me fajde, detyrim dhe privim të kundërligjshëm të lirisë.

Sipas autoriteteve, pesë të dyshuarit dyshohet se kanë detyruar një viktimë të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, duke përdorur forma të ndryshme presioni dhe dhune. Viktimës i është shkaktuar dëm i vlerësuar rreth 700.000 euro, ndërsa të dyshuarit dyshohet se kanë kërkuar edhe rreth 450.000 euro shtesë për interesin e fajdesë.

Gjatë operacionit u kontrolluan pesë lokacione, ndërsa i arrestuari iu shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh. Autoritetet kanë deklaruar se do të vazhdojnë operacionet kundër rasteve të fajdesë.

Vitin e kaluar, Prokuroria Themelore në Prizren ngriti aktakuzë ndaj gjashtë personave për fajde, të cilët dyshoheshin se kishin përfituar 1.4 milion euro dhe 21 banesa e lokale afariste.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, personat fajtorë për fajde mund të dënohen me gjobë dhe burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, ndërsa në rast të humbjes së mbi 10 mijë eurove dhe përfitimeve të mëdha, dënimi mund të shkojë nga një deri në tetë vjet burgim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...

Pezeshkian thyen heshtjen: “Nuk do të jap dorëheqjen, do të qëndroj i vendosur”

0
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka mohuar zërat për një largim të mundshëm nga detyra, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje...

“Gjithçka shkoi mirë, zemra ime po rreh sërish ritmikisht”, Laporta rikthehet në detyrë pas...

0
Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta, është rikthyer në aktivitetet zyrtare të klubit, duke bërë paraqitjen e tij të parë publike pasi u shtrua...

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...