Thashethemet për një lidhje mes Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po marrin vëmendje të madhe, ndërsa dyshja duket se po “ushqen” spekulimet me veprimet e tyre në rrjete sociale dhe daljet publike.
Së fundmi, Kardashian ndau në Instagram disa imazhe dhe video nga përgatitjet për “Vanity Fair Oscars Party 2026”, ku u shfaq me fustan të artë Gucci, të ngushtë pas trupit dhe taka platformë. Look-u i kompletuar me grim të theksuar dhe lente blu tërhoqi vëmendjen e Hamilton, i cili reagoi vetëm me një emoji “????”, duke nxitur dyshimet për një raport më të afërt mes tyre.
Kjo nuk është hera e parë që emrat e tyre lidhen së bashku. Pak javë më parë, ata u panë pranë Lake Powell në Arizona, ndërsa raportime të tjera i kanë vendosur në Paris dhe gjatë Super Bowl 2026. Burime pranë tyre bëjnë me dije se ekziston një afërsi dhe komoditet mes dyshes, pasi njihen prej vitesh.
Megjithatë, deri më tani, as Kardashian dhe as Hamilton nuk e kanë konfirmuar publikisht marrëdhënien, duke lënë gjithçka në kuadër të spekulimeve.






