30.5 C
Tiranë
Wednesday, July 30, 2025
spot_img

Ish-avokatja e Shtetit: Rama përgjegjës për faturat qindra milionë euro në arbitrazh. SPAK të hetojë kryeministrin në ikje

Ish-avokatja e Shtetit, Ledina Mandija bën përgjegjës kryeministrin Rama, për për faturat qindra milionë euro në arbitrazh sipas saj. Qeveria nga dita që erdhi në pushtet zbatoi një axhende të paramenduar, prishi kontrata, hoqi liçensat, apo sipas rastit mbylli me marrëveshje  të paligjshme, çështjet në arbitrazh.

Qeveria emëroi në stukturat shtetërore të arbitrazhit individë në konflikt të pastër interesi që nuk mbrojtën interesat e shtetit. Zyrtarë të lartë  e shfrytëzuan  arbitrazhin ndërkombëtar si një mundësi që do të përmbyllte çdo negociatë korruptive, çdo zgjidhje kontrate, heqje liçense në shkelje të ligjit.

Qeveria në asnjë rast nuk bëri transparence për çështjet e arbitrazhit, duke e justifikuar me mburojën e “konfidencialitetit”. ASH deklaroi publikisht se klient kishte veç ‘shtetin’ dhe i mohoi të drejtën e informimit  deputetëve dhe presidentit.

Kryeministri sot pretendon se nuk ka asnjë çështje të humbur, ndërkohë që ka disa të tilla të bëra publike nga vetë kompanitë gjyqfituese.

Pa negociata, pa praninë e avokatëve ndërkombëtarë të konktraktuar si dhe duke shpërfillur vlerësimet financiare të përgatitura nga ekpertë ndërkombëtarë të paguar me paratë e taksapaguesve, përmes një marrëveshje të paligjshme, të çertifikuar në Parlament, në korrik  të 2014  u paguan 95,5 mil Euro për ÇEZ.as, iu falën 320 mil euro detyrime dhe 500 mil Euro dëmshpërblim, i vlerësuar nga ekspertët ndërkombëtar.

Në 7 vjet qeverisje të Ramës numërohen dështime të tjera në arbitrazh si :  Avax me 2,5 mil Euro; JV me 900 000 Euro etj; 250 mil Euro detyrim ndaj Bankers Petroleum AL.  Lista është shumë e gjatë dhe do ia dëgjojmë zërin si në rastin e Bechettit dhe Actor. Së fundi, një padi e re në vlerë 100 mil Euro u rregjistrua në arbitrazh të investimeve, ndërkohë që qeveria nxitoi të lidhë kontratë me një tjetër kompani.

BKH dhe SPAK kanë detyrimin të hetojnë në lidhje me të gjitha proceset në arbitrazhin ndërkombëtar duke filluar nga ndjekja e kontratave, caktimi i arbitrave e avokatëve deri në ekzekutimet përfundimtare të vendimeve  të arbitrazhit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Avokati i policit të përfshirë në dhunimin e kamerierit 18-vjeçar publikon pamje të reja:...

0
Çështja e dhunës në një lokal në Vlorë, ku një polic goditi kamerierin 18-vjeçar Ron Balaj, ka marrë një tjetër kthesë pas reagimit të...

Horoskopi ditor, e Martë, 29 Korrik 2025

0
♈ Dashi Shpreheni drejtpërdrejt dhe kërkoni qartësi në marrëdhënie. Mos prisni që të tjerët të kuptojnë heshtur. Sinqeriteti ju udhëheq përpara.   ⸻ ♉ Demi Fokusohuni në...

Parashikimi i motit, e Martë, 29 Korrik 2025

0
Në shumë zona të vendit, sidomos në veri dhe qendër, priten reshje të shkurtra shiu me stuhi lokale. Temperaturat në mëngjes do të jenë...

Kukës – Gjendet trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi”

0
Policia bën me dije se rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës u njoftua për praninë e një kufome të gjinisë mashkullore, ende...

Avokati i efektivit të dhunuar në Vlorë publikon pamje të reja: “Janë 15 autorë,...

0
Avokati i policit të dhunuar dy ditë më parë në një lokal në Vlorë ka reaguar ashpër ndaj mosveprimit të Policisë së Shtetit, duke...