Një ngjarje e pazakontë tronditi Athinën, kur një fëmijë 3-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital pediatrik pas gëlltitjes së një brisku rroje. Menjëherë pas mbërritjes, mjekët bënë një grafi që konfirmoi praninë e objektit në stomakun e vogëlushit dhe përcaktoi vendndodhjen e tij.
Kirurgët kryen ndërhyrjen me sukses, duke hequr briskun pa komplikacione, ndërsa fëmija ndodhet tani në gjendje të mirë shëndetësore.






