Një aksident rrugor i rëndë ndodhi në aksin Korçë–Maliq, pranë fshatit Lumalas, ku u përplasën dy mjete. Sipas raportimeve, disa persona mbetën të lënduar, ndërsa ndër të tjera, drejtuesi i njërit prej mjeteve, 45-vjeçari Krenar Çekiçi, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spitalin e Korçës.
Çekiçi ishte punonjës i policisë së burgjeve pranë IEVP Drenovë. Ndihma mjekësore nga stafi i spitalit nuk arriti të shmangte tragjedinë. Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit vijojnë.






