Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë bashkëbisedimit me furnizuesit e naftës, theksoi se ekzistojnë rezerva ligjore të detyrueshme dhe kanale të sigurta furnizimi, ndërsa fokus kryesor mbetet monitorimi i çmimeve për të shmangur abuzimet.
“Jemi të shqetësuar për rritjen e çmimeve në tregun e karburanteve, por monitorojmë situatën në tërësi për të siguruar që nuk do të ketë abuzime nisur nga një situatë e paqartë,” tha Ibrahimaj. Ajo shtoi se ndërsa çmimet globalisht janë rritur deri në 40%, në Shqipëri rritja është 10-15%.






