26.6 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli ka dobësuar ndjeshëm kapacitetet ushtarake dhe bërthamore të Teheranit.

Gjatë një konference për shtyp, Netanyahu u shpreh se Irani nuk ka më aftësi për pasurimin e uraniumit dhe ndërtimin e raketave balistike. Sipas tij, operacionet ushtarake izraelite kanë shkatërruar një pjesë të madhe të infrastrukturës kritike, ndërsa sulmet po vijojnë ndaj fabrikave që prodhojnë komponentë për armë.

Ai theksoi se Izraeli synon të “çojë në hi” kapacitetet ushtarake të Iranit, duke shtuar se vendi i tij është më i fortë se kurrë në rajon. Në të njëjtën kohë, Netanyahu nënvizoi se brenda Iranit ekziston një tension i madh politik dhe pasiguri mbi drejtimin e regjimit.

Kryeministri izraelit paralajmëroi se sulmet ndaj figurave të larta iraniane do të vijojnë, duke shtuar se ndryshimet në strukturat drejtuese të Iranit do të jenë “jetëshkurtra”.

Në fund, ai deklaroi se rrëzimi i regjimit iranian mbetet në dorën e vetë popullit, por se Izraeli po krijon kushtet për një zhvillim të tillë, duke dobësuar vazhdimisht strukturat e pushtetit në Teheran.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...