Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrave të tij. Ngjarjen e panë kolegët e tij, të cilët ndërhynë menjëherë dhe thirrën ambulancën, por për fat të keq Tafçiu nuk mundi të shpëtonte.
Kompania e ndërtimit, e vendosur në Carpi, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e punëtorit dhe po bashkëpunon ngushtë me autoritetet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Kryebashkiaku i Modenës, Massimo Mezzetti, reagoi i pikëlluar: “Kjo ngjarje na prek thellë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve të Murat Tafçiut.”
Ngjarja rikujton rreziqet e punës në kantieret ndërtimore dhe rëndësinë e masave strikte të sigurisë në vendin e punës. Hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit vazhdojnë.






