Komandanti i marinës së Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Alireza Tangsiri, ka deklaruar se forcat iraniane kanë goditur dy baza ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt, që sipas tij janë përdorur nga SHBA dhe Izraeli.
Në një postim në rrjetet sociale, Tangsiri bëri të ditur se objektivat e goditura përfshinin hangarë dhe depot e karburantit në bazat Al Minhad dhe Ali al Salem, duke përdorur raketa balistike dhe dronë vetëvrasës. Ai i quajti këto baza “origjinë e agresionit kundër ishujve iranianë”.
Ky reagim vjen ndërkohë që forcat ajrore izraelite raportuan se kanë sulmuar më shumë se 200 objektiva në Iran dhe të lidhura me Hezbollah gjatë ditës së sotme, duke rritur tensionet në rajon.






