27.7 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

“Kërkojmë përgjysmim të taksës” – Berisha reagon për rritjen e çmimit të karburanteve

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas rritjes së fundit të çmimeve të karburanteve, duke bërë thirrje për masa urgjente për të lehtësuar koston e jetesës për qytetarët.

“Nafta ka arritur 214 lekë për litër, dhe kjo është e papranueshme për familjet shqiptare”, tha Berisha, duke shtuar se opozita ka përgatitur një draft me masa konkrete për uljen e çmimeve.

Sipas tij, propozimet përfshijnë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe rishikimin e akcizës mbi karburantet. Ai theksoi gjithashtu nevojën për aplikimin e një sistemi fiskal të ngjashëm me atë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kemi përgatitur një draft me të cilin kërkojmë përgjysmim të taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës. Do të kërkojmë të vendoset sistemi fiskal që ekziston në Kosovë dhe Maqedoni”, u shpreh Berisha.

Deklarata e tij vjen ndërsa qytetarët përballen me rritje të ndjeshme të shpenzimeve për karburant dhe transport, duke nxitur debat për politikat energjetike dhe fiskale të qeverisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...