Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e detyruar të reagojë publikisht për të sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me të.
Burri, i njohur si “Palm Beach Pete”, ka hapur një llogari në rrjetet sociale me emrin “Jo Epstein”, ku publikoi një video për të shpjeguar situatën.
“Përshëndetje të gjithëve, unë jam Palm Beach Pete dhe videoja ime u bë virale sepse dikush më filmoi aksidentalisht duke ngarë makinën pa e ditur unë,” shprehet ai.
Në video dëgjohet një person që e pyet: “Pra, nuk je Jeffrey Epstein?”, ndërsa ai përgjigjet qartë: “Unë nuk jam Jeffrey Epstein. Unë jam Palm Beach Pete.”
Në një intervistë për TMZ, pensionisti tregoi se në të kaluarën kishte qenë i pranishëm në disa evente ku kishte marrë pjesë edhe Epstein, por theksoi: “Nuk e kam takuar ose biseduar kurrë me të. Ai ishte një figurë misterioze, për të cilën shumë njerëz nuk e dinin burimin e pasurisë.”
Sipas tij, jeta i ka ndryshuar ndjeshëm pas publikimit të videos, duke marrë një numër të madh komentesh dhe vëmendje për ngjashmërinë me një prej figurave më të diskutueshme të kohës së fundit.






