Vetëm pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 5, gara për Çmimin e Madh është bërë edhe më e fortë, teksa në shtëpi kanë mbetur 12 banorë.
Në një sfidë të fundit, “Vëllai i Madh” u kërkoi konkurrentëve të shprehin hapur se cili prej tyre meriton të shpallet fitues i këtij edicioni, duke nxjerrë në pah aleanca, rivalitete dhe preferenca të forta.
Diskutimin e hapi Mali, i cili zgjodhi Stenaldon si fitues, duke e cilësuar si frymëzim për guximin dhe qëndrueshmërinë e tij në lojë. Edhe Nikol iu bashkua këtij mendimi, ndërsa vetë Stenaldo zgjodhi Malin.
Nga ana tjetër, Shëndriti mbështeti Selin, duke theksuar kontributin e saj të vazhdueshëm në dinamikat e shtëpisë. Ndërkohë, Selin u shpreh kundër Rogertit si fitues dhe theksoi se Brikena meriton të arrijë finalen.
Rogerti, në argumentin e tij, zgjodhi Mirin si fitues, duke e vlerësuar për qetësinë, edukatën dhe sjelljen korrekte në lojë. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Edisa.
Ndërkohë, Brikena dhe Mateo zgjodhën njëri-tjetrin si fitues, duke reflektuar afrimitetin mes tyre, ndërsa Miri dhe Juela mbështetën Rogertin, duke e cilësuar si banorin më me ndikim në shtëpi.
Me finale që po afron, gara mbetet e hapur dhe e paparashikueshme, ndërsa mbetet për t’u parë se cili prej banorëve do të fitojë mbështetjen e publikut për të rrëmbyer çmimin e madh.






