21.1 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Vijon protesta në fshatin Lumas të Kuçovës për burimin e Sinecit, përplasje e konflikt fizik mes banorëve

Vijon sërish protesta në fshatin Lumas të Kuçovës për burimin e Sinecit.

Një konflikt ka ndodhur sot në Kuçovë, mes banorëve të fshatit Lumas që kërkojnë ruajtjen e burimit të Sinecit dhe banorëve të fshatrave Vodë dhe Krekëz që janë pro ndërtimit të Ujësjellësit.

Sherri ka përshkallëzuar deri në përplasje fizike mes banorëve të disa fshatrave.

Banorët e Lumasit janë kundër shfrytëzimit të burimit të Sinecit për ndërtimin e ujësjellësit, ndërsa kanë nisur prej disa ditësh grevën e urisë. Banorët e Lumasit shprehen se nuk janë kundër ndërtimit të Ujësjellësit, por ai të mos ndërtohet te burimi i tyre.

Nga ana tjetër, banorët e fshatit Vodës kërojnë që të ndërtohet ujësjellësi në burimin e Sinecit, që është zonë e mbrojtur. Kjo ka bërë që banorët e dy fshatrave të përplasen fizikisht mes tyre.

“Ne duam që të kemi ujë, duam ujësjellësin, ata e duan për të vaditur, ne nuk kemi ujë që të pijmë. Ne nuk kemi ujë, jemi shumë fshatra, jemi llafosur me deputetin dhe na kanë thënë që do të na sjellin ujë”, shprehen banorët.

Bashkia Kuçovë ka deklaruar më herët se ndërtimi i ujësjellësit nuk do të ndikojë në mbylljen përfundimtare të burimit të Sinecit.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...