23.3 C
Tiranë
Thursday, July 9, 2026

Avokati i Veliajt sfidon emërimin e prokurorit Ols Dado, kërkon pavlefshmëri absolute në gjykatë

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar lidhur me dy proceset gjyqësore të zhvilluara gjatë ditës së sotme, duke u ndalur veçanërisht te përballja në Gjykatën Administrative me prokurorin e SPAK, Ols Dado.

Sipas Ndrecës, mbrojtja ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të emërimit të Dados si prokuror i Republikës, duke argumentuar se ky është një akt që juridikisht konsiderohet sikur nuk ka ekzistuar kurrë.

Ai theksoi se gjatë seancës u evidentuan disa elemente problematike, si mungesa e dokumentacionit në Presidencë për procesin e përzgjedhjes së prokurorit, si dhe pranimi nga përfaqësuesit e këtij institucioni se, nëse procedura do të zhvillohej sot, emërimi nuk do të konfirmohej në të njëjtën formë. Po ashtu, u ngritën shqetësime edhe për konflikt interesi lidhur me rolin e Artur Metanit në proces.

Ndreca shtoi se kjo çështje ka pasoja jo vetëm për klientin e tij, por edhe në plan institucional, duke argumentuar se Bashkia e Tiranës është privuar nga drejtimi i kryetarit të zgjedhur për shkak të masës së sigurimit të kërkuar nga prokurori.

Gjykata, sipas tij, i ka lënë një afat 20-ditor palës paditëse për të thirrur Këshillin e Lartë të Prokurorisë si palë të paditur në proces.

Ndërkohë, lidhur me çështjen penale, avokati bëri të ditur se mbrojtja ka kërkuar kohë shtesë për shqyrtimin e dosjes, e cila përmban mbi 60 mijë faqe dhe mijëra prova. Gjykata ka pranuar kërkesën, duke dhënë një afat dyjavor për përgatitjen e strategjisë së mbrojtjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama për protestat ndaj projektit të Zvërnecit: “Nuk kam frikë nga turma, kriteri do...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera” për protestat e zhvilluara prej më shumë se një muaji...

SHBA godet rreth 90 objektiva ushtarake në Iran, rriten tensionet për Ngushticën e Hormuzit

0
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, pasi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi për një valë të re sulmesh ndaj...

Operacioni global i Interpolit kundër mashtrimeve, 5,800 të arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë...

0
Rreth 5,800 persona janë arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë janë sekuestruar në një operacion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me manipulim psikologjik, njoftoi sot Interpoli. Operacioni...

Ibrahimaj: Biznesi shqiptar duhet të përgatitet që sot për tregun unik europian

0
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në tryezën e diskutimit për programin kombëtar që synon përgatitjen e biznesit shqiptar për integrimin...

Vanesa Sono dhe Adion sjellin “Amore”: Zbulojnë frymëzimet dhe projektet e reja muzikore

0
Vanesa Sono dhe Adion kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor me titull “Amore”, duke i dhënë kështu start sezonit veror me...