Pas shtyrjes së seancës në Gjykatën Administrative për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, avokati i tij, Plarent Ndreca, foli për mediat duke sqaruar thelbin e padisë.
“Siç e patë, ishit dëshmitar të një fakti që doli qartë, nëse plotëson apo jo kriteret prokurori që arrestoi dhe ndaloi kreun e bashkisë së Tiranës, dhe doli që kriteret nuk janë plotësuar,” tha Ndreca. Ai shtoi se padia ka për qëllim të investojë gjykatën për të vlerësuar nëse kemi të bëjmë me një prokuror të ligjshëm apo me një qytetar të thjeshtë që ka marrë në mënyrë të paligjshme atributet e prokurorit.
Avokati theksoi se kjo çështje shkon përtej individit dhe lidhet direkt me funksionimin e shtetit të së drejtës: “Është një çështje që hap precedent dhe çdo qytetar mund të bëhet prokuror,” përfundoi ai.






