21.5 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Shpallja “non grata”, Berisha sqaroi arsyet pse paditi Sekretarin e Shtetit Amerikan/ “Ky vendim është kryekëput politik dhe është në kundërshtim me ligjin”

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sqaroi arsyet pse e ka paditur Sekretarin e Shtetit Amerikan, Anthony Blinken, pasi ky i fundit e shpalli “non grata”, duke i ndaluar hyrjen në SHBA, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se e nuk e kishte menduar kurrë se një ditë do të ngrinte padi kundër Sekretarit amerikan të Shtetit.

Berisha deklaroi se padia nuk është për faktin që Blinken i ka ndaluar hyrjen në SHBA, pasi është e drejtë e tij të vendosë se kush duhet të hyjë e kush jo në vendin e tij, por kjo padi, sipas deputetit të zgjedhur, është për dinjitetin.

Pas 77 vitesh jetë kurrë nuk e kisha imagjinuar se do të ngrija padi ndaj Sekretarit të Shtetit. Kërkoj të mbroj dinjitetin tim, të familjes time dhe gjithë shqiptarëve. Kjo padi është një betejë për dinjitetin njerëzor, për mua dhe çdo njeri të çdo vendi të botës. Kërkoj të bëj transparencë të plotë para shqiptarëve që gjatë 30 viteve më kanë votuar më shumë se këdo tjetër në këtë vend.

Karakterin politik të këtij vendimi e provon edhe fakti që me gjithë kërkesën time drejtuar Blinkenit për të bërë publik çdo fakt që ai disponon, gjer sot nuk është paraqitur asnjë e vetme, për shkakun e vetëm se ato nuk ekzistojnë. Kanë qenë raportet e sekrete të Edi Ramës që nuk janë publikuar kurrë në Shqipëri.

Kjo dëshmon se vendimi bazohet në shpifje, trillime. Soros dhe Rama, është hakmarrje për mbrojtjen e interesit publik nga ana ime. Është një hakmarrje për denoncimin e rolit të Shoqërisë së Hapur nën kontrollin e qeverisë. Është hakmarrje politike për kundërshtimin e ndryshimit të kufijve në Kosovë.

Ky vendim është kryekëput politik dhe është në kundërshtim me ligjin e Kongresit të SHBA-ve. Karakterin politik e tregon edhe kërkesa publike e ambasadores Kim për mosfutjen time në Parlament, duke mos patur asnjë fakt, provë për shqiptarët, përpos kërcënimeve me dogmën e barit që ka përdorur Enver Hoxha.

Garantoj shqiptarët që në këtë planet nuk ekziston një njeri që të faktojë korrupsion domethënës me fondet e buxhetit, apo çfarëdo korrupsioni tjetër”, tha Berisha.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...