16.5 C
Tiranë
Saturday, April 4, 2026
spot_img

“Shtëpia e barit” në Peqin/ Dyshime të forta: policët e pezulluar lejuan arratisjen e vëllait të ish-drejtorit të burgut

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për zbulimin e një “shtëpie bari” në Peqin, ku shtatë efektivë policie janë pezulluar nga detyra për mosveprim. Sipas dosjes hetimore, dyshohet se ata kanë lejuar largimin e Romario Hasa, vëllait të ish-drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se oficerët e policisë gjyqësore kanë ndërmarrë veprime menjëherë pas zbulimit të rastit, duke sekuestruar kamerat e sigurisë dhe telefonat e personave të përfshirë, çka ka ngritur dyshime për mosreagim të qëllimshëm nga ana e efektivëve.

Fillimisht, për këtë ngjarje u vetëdorëzua në polici drejtori i burgut të Rrogozhinës, nën dyshimin se ambienti ishte në pronësi të tij. Por verifikimet e mëtejshme zbuluan se magazina ku kultivohej droga rezulton në emër të vëllait të tij, Romario Hasa.

Operacioni policor u zhvillua më 19 mars, kur efektivët ndërhynë në ambientet e magazinës, ku u gjetën dhe sekuestruan 1105 vazo me bimë narkotike. Një pjesë e tyre u asgjësua në vend me anë të djegies.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rolin e efektivëve të pezulluar dhe për të përcaktuar përgjegjësitë penale në këtë çështje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Bolonjë, humb jetën një 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një pallat teksa...

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonjë, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare, Louis Pisha, humbi jetën pasi ra nga kati i...

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një automjet merr flakë pas përplasjes

0
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua rreth orës 02:00 pas mesnatës pranë QTU. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është goditur nga pas nga...

Shkodër/ Dalin detaje të reja për plagosjen me thikë, identifikohet autori me precedentë penalë

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Shkodër, ku dy të rinj, 19 dhe...

Lirohet nga burgu Ilia Ndoka, i përfshirë në operacionin “Revanshi”

0
Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin nga burgu të Ilia Ndokës, kushëri i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i arrestuar në kuadër të operacionit “Revanshi”. Sipas...

Kërcënoi pronarët e lokalit pranë stacionit, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Piazza Roma, pasi akuzohet se kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme pronarët e një lokali pranë...