21.5 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Berisha e bën të qartë vendosmërinë për t’u futur në Parlament në shtator/ “Qëndroj i vendosur dhe ta dinë mirë që nuk ka forcë në botë që të më imponojë mua”

Në konferencën për mediat këtë të enjte ish-kryeministri Sali Berisha e ka bërë të qartë vendosmërinë e tij për t’u futur në Parlament në datën 9 shtator, si deputet i zgjedhur nga qytetarët në 25 prill.

Berisha thotë se s’ka forcë në botë ta ndryshojë nga vendimi që ka marrë për të vijuar si pjesë e parlamentit në shtator.

Ai siguron se dhe Basha i ka kërkuar në takim ambasadores së SHBA, Yuri Kim të ketë transparencë mbi vendimin për shpalljen non-grata të Berishës dhe akuzës për korrupsion.

“Së pari, më lejoni të shpreh mendimin tim se ambasadorja Kim është unike në botë, si ambasadore që pasi ka lavdëruar të nesërmen një masakër zgjedhore, kërkon ti diktojë atij vend, këtij vendi se kush duhet dhe nuk duhet të futet në parlament.
Do më lejoni pak ta zhvilloj këtë koncept. Ajo në konceptin e saj, qëndrimine saj e lidhi me dogmën e barit. Jo rastësisht. Ajo është njeri i shkolluar mirë, ka lexuar. Edhe Enver Hoxhën, edhe Abraham Linkolnin, e Kim Jong Un. Në politikë lexon. Por një gjë ju them, për të gjithë ata para gjeneratës suaj, diktati dhe bari janë binom i pandarë.

“Nuk mbrohem unë nga imuniteti, nuk mbrohet Sali Berisha nga sovraniteti as Kushtetuta, por Sali Berisha s’pranon që nën diktat t’i shkelë ato.

Ky është ndryshimi edhe rruga e vetme për ti mbrojtur ato është transparenca.

Kështu që cili do jetë qëndrimi im, e them dhe një herë, s’ka forcë në botë përvec të gjithëfuqishmit që mund të më pengojë mua pa ushtruar misioni tim të besuar nga zgjedhësit shqiptar, kjo është përfundimtare”.

Berisha ka zbuluar edhe se cili ka qenë qëndrimi i kryetarit të PD Lulzim Basha në takimin me ambasadoren amerikane, ditën kur ajo la të kuptohej se ka kërkuar prej tij që Berisha të mos jetë në Parlamentin e ardhshëm.

“Sa di unë, kryetari i PD në takimin me zonjën Kim, ka kërkuar të njëjtën gjë dhe ftoj cdo shqiptar të kërkojë të njëjtën gjë, transparencë.

Pra ata që s’bëjnë transparence e kërcënonjnë shqiptarët me barin kanë një problem të madh, kanë frikë nga e vërteta, ata i tremben.

Unë kam deklaruar se një vendim , një fakt po të paraqitet unë marr vendimet e mia, por nga ana tjetër qëndroj i vendosur dhe ta dinë mirë që nuk ka forcë në botë që të më imponojë mua, përvec transparencës një qëndrim tjetër përvecse këtij që kam shpallur”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...