Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Krrabë, Fushë-Arrëz, ku një punonjës i kompanisë celulare “One” është gjetur i shtrirë pranë antenave.
Sipas policisë, rreth orës 09:20, një qytetar njoftoi praninë e tij, dhe shërbimet e emergjencës dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje. I plagosuri, 50-vjeçari L. K., dyshohet se ishte duke kryer riparime në një prej antenave kur ndodhi aksidenti.
Për shkak të gjendjes së tij, L. K. u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore. Grupi hetimor po punon intensivisht për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e saktë të ngjarjes.






