34.2 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Konfindustria paralajmëron rrezikun e recesionit: 30% rritje e çmimit të karburanteve mund të godasë PPB-në me 3%

Konfindustria ka dalë me një apel urgjent drejt qeverisë shqiptare, duke vlerësuar se përkeqësimi i situatës në Gjirin Persik dhe rritja e çmimeve të karburanteve po krijon pasoja dramatike për ekonominë vendase. Sipas analizave të saj, një rritje prej 30% e çmimit të derisotëm të karburanteve mund të sjellë inflacion mbi 6% dhe të ulë Prodhimin e Brendshëm Bruto me 2,8-3%, duke rrezikuar hyrjen e Shqipërisë në recesion gjatë vitit 2026.

Konfindustria kërkon ndërhyrje të menjëhershme në tri drejtime:
1. Ulja e barrës fiskale mbi karburantet dhe taksat vjetore të automjeteve, duke i përafruar me mesataren rajonale. Sipas saj, masa aktuale e reduktimit të akcizës me 20% është e pamjaftueshme, sidomos kur çmimi i naftës pritet të arrijë 220 lekë/litër.
2. Transformimi i Bordit të Transparencës në një Ent Rregullator të Karburanteve me kompetenca të përhershme, për të parandaluar spekullimet dhe kartelizimin në treg.
3. Krijimi i një operatori me kapital shtetëror në tregun e shumicës dhe pakicës së karburanteve, një hap strategjik duke pasur parasysh se ky sektor llogaritet me një qarkullim vjetor prej 2 miliard dollarësh, afër 10% të PPB-së.

Konfindustria nënvizon se Shqipëria është i vetmi shtet në rajon që nuk ka ndërmarrë masa konkrete lehtësuese për qytetarët dhe bizneset përballë krizës së karburanteve, duke e bërë urgjente një reagim të koordinuar nga ekzekutivi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...