Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës.
Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, mjeti shihet i përmbysur, ndërsa deri në këto momente nuk ka raportime zyrtare për persona të lënduar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.






