Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua sot publikut, duke nderuar ushtarët izraelitë që kanë humbur jetën gjatë konfliktit.
Në fjalën e tij, ai theksoi se Izraeli ndodhet në një pozicion më të fortë se kurrë më parë, ndërsa Irani, sipas tij, është dobësuar ndjeshëm dhe përballet me kufizime serioze ushtarake. Netanyahu u shpreh se ky nuk është fundi i përplasjeve, duke paralajmëruar se tensionet mund të vijojnë.
Ai deklaroi se Irani po hyn në negociata në një pozitë të pafavorshme, duke pretenduar se nuk ka më kapacitet për të prodhuar raketa të reja, pasi forcat izraelite po shfrytëzojnë rezervat ekzistuese të armëve iraniane.
Kryeministri izraelit theksoi gjithashtu se bashkëpunimi me SHBA-në mbetet i fortë, ndërsa nënvizoi se çështja e materialit bërthamor të Iranit do të zgjidhet, sipas tij, ose përmes një marrëveshjeje, ose përmes një fitoreje ushtarake.






