27.1 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Gjykata e posaçme e Apelit vendos ë mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish-zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda

Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda e vënë nën akuzë për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’, do të qëndrojë në masën e sigurisë të arrestit shtëpiak.

Gjykata e posaçme e Apelit vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj ish ministres Voda. Po ashtu në arrest shtëpi do të qëndrojë edhe avokatja Majlinda Hasani, e arrestuar në operacionin që coi në pranga ish zv/ministren.

“Nuk kam kryer ndonjë shkelje ligjore apo ushtrim ndikimi. Kam respektuar në mënyrë rigoroze ligjin ne ushtrimin e detyrës.Nuk ekzistojnë kushtet për caktimin e masës. Gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar apriori vetëm kërkesën e prokurorisë. Është i gabuar qëndrimi që rreziku për të shkatërruar provat apo për t’u larguar është prezumuar. Në cdo rast duhet të vërtetohen të gjitha pretendimet e prokurorisë për këto fakte e rrethana.”

Voda dhe Hasani kërkuan ndryshim të masës së sigurisë me argumentin se  është e paarsyeshme që për një çështje që i përket 2019-2020 të mbahen nën arrest, ndërkohë që nuk ka rrezik të largohen apo të prishin provat.

Përgjimet zbuluan se Rovena Voda kishte marrë 1 mijë euro, një arkë me peshk dhe një telefon ryshfet për një punësim në Ministri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...