25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Sadushi do të lirojë mikun e tij me 13 akuza?” – Këlliçi kritikon vendimin e Gjykatës së Lartë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar fuqishëm lidhur me pritjen para mbledhjes së nesërme të Kolegjeve të Bashkuara, ku pritet të shqyrtohet vendimi i ndërmjetëm i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, mbi masat e sigurimit personal për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se Sadushi po tenton të lehtësojë masën e paraburgimit për mikun e tij, pavarësisht se ndaj Veliajt rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

“A mund të ndodhë që në vendin me qeverinë më të korruptuar në Europë… ta nisë ditën kryegjyqtari me idenë për të liruar mikun e tij me 13 akuza në kurriz?! Këtë do të bëjë nesër Sadushi i rilindjes,” shkruan Këlliçi, duke paralajmëruar se ky vendim mund të përbëjë “niveli më spektakolar i kapjes së shtetit në historinë tonë.”

Ai fton qytetarët të reagojnë, duke bërë thirrje për një mobilizim më 17 prill para “zyrës së krimit e korrupsionit” për të mbrojtur Shqipërinë nga abuzimi me drejtësinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...