26.9 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Champions League – PSG mposht Liverpool 2-0 në ndeshjen e parë të çerekfinales

Paris Saint-Germain arriti një fitore të rëndësishme ndaj Liverpool-it në “Parc des Princes”, duke marrë avantazh të dukshëm para sfidës së kthimit në “Anfield”.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe kampionët francezë kaluan në avantazh në minutën e 11’ me golin e shënuar nga Doue. Liverpool tentoi të reagojë, por parizienët kontrolluan lojën dhe krijuan raste të shumta.

Goli i dytë dhe i vendimtar erdhi në minutën e 65’, kur Kvaratskhelia përfitoi nga një top brenda zonës, kaloi portierin dhe vulosi rezultatin 2-0, duke i dhënë PSG një avantazh të qetë për gjysmëfinalen.

Liverpool-it tani i duhet një performancë spektakolare në Angli për të vazhduar ëndrrën Champions.

Rezultati përfundimtar:
PSG 2-0 Liverpool
Golat: Doue 11’, Kvaratskhelia 65’

Ngjarjet kryesore:
• 11’ – GOOOL PSG 1-0, Doue devijon topin dhe shënon.
• 32’ – Kvaratskhelia provon me gjuajtje fluturimthi, por Mamardashvili refuzon golin.
• 53’ – Tentativa e Dembele shkon mbi kuadrat.
• 65’ – GOOOL PSG 2-0, Kvaratskhelia kalon portierin dhe shënon.
• 70’ – Konate shkakton penallti, e cila më pas anullohet nga VAR në minutën 73’.
• 90+4’ – Mbyllet sfida me fitoren e PSG 2-0.

PSG është një hap më pranë gjysmëfinales dhe misionit për të mbrojtur titullin në Champions League.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...