32.4 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

IGJEUM paralajmëron rrezik më të lartë për zjarre në pyje në këto qarqe të vendit

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëron se pasditja e 5 gushtit ka një rrezik më të lartë për zjarre në pyje sidomos në katër qarqe të vendit.

Kështu, sipas paralajmërimit që bën IGJEUM, qarqet me rrezik më të lartë për zjarre janë ai iFierit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës.

Ndërkohë, sa i takon forcës së erës, që është një element që ndihmon përhapjen e flakëve, IGJEUM thotë se era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet dhe në zonat malore.

PARASHIKIMI I IGJEUM

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e enjte dt.05) dhe nesër (e premte dt.06) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pjesën më të madhe të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Fierit, Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës.

Në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë pritet rrezik “I MODERUAR”.

Rreziku pritet të jetë më i lartë sot pasdite.

PARASHIKIMI METEO
RESHJET

Sot pasdite (e enjte dt.05) dhe nesër (e premte dt.06) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 30 °C
në vendet e ulëta: 24 / 31 °C
në vendet malore: 17 / 28 °C

ERA

Sot pasdite (e enjte dt.05) dhe nesër (e premte dt.06) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet dhe në zonat malore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...