17.5 C
Tiranë
Friday, May 29, 2026
spot_img

Rama në Vlorë: “83 mandatet janë garanci për negociatat me BE-në, koha nuk pret”

Në Asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë, kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi po regjistron rritje të ndjeshme të turizmit dhe të ardhurave ekonomike, duke theksuar se këto zhvillime shpesh nuk pasqyrohen në perceptimin publik.

Ai u ndal veçanërisht te procesi i integrimit europian, duke e cilësuar si vendimtar ruajtjen e ritmit të reformave dhe miratimin e ligjeve të lidhura me negociatat me Komisioni Evropian.

Rama theksoi rëndësinë e shumicës parlamentare, duke e cilësuar si jetike për vazhdimin e procesit. “83 mandatet nuk janë për pushtet, por për shtetndërtim dhe për të mos humbur një shans historik”, u shpreh ai.

Kryeministri shtoi se vonesat në vendimmarrje mund të rrezikojnë procesin e integrimit dhe se Shqipëria, sipas tij, duhet të ruajë ritmin në përmbushjen e detyrimeve të negociatave.

Ai bëri gjithashtu thirrje për forcim të mëtejshëm të strukturave të Partisë Socialiste në të gjitha bashkitë e vendit, duke e konsideruar këtë si pjesë të konsolidimit politik dhe institucional në funksion të objektivave të integrimit europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...