30.8 C
Tiranë
Monday, July 13, 2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafik i drogës”/ Arrestohet nga Policia e Tiranës 47-vjeçari me tre identitete

Një 47-vjeçar nga Durrësi, me tre identitete, ra në prangat e policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ka rënë Kreshnik Budlla alias Besnik Farruku alias Sokol Koci, 47 vjeç, banues në Durrës, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

Gjykata e Apelit në Ancona, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit Kreshnik Budlla alias Besnik Farruku alias Sokol Koci, 47 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit në Ancona, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...