24.8 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

“Ndarje apo jo?”/ Ina Aderi thyen heshtjen për raportin me Keijsin: “Vetëm mirënjohje dhe respekt”

E ftuar në emisionin Live From Tirana me Ronaldo Sharka, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Ina Aderi, ka folur për herë të parë rreth marrëdhënies së saj me Keijsi.

Deklarata vjen pas komenteve të fundit të Keijsit në Big Brother Radio, ku ai u shpreh se mes tyre nuk ka më një lidhje, duke ngritur pikëpyetje të shumta tek publiku.

Megjithatë, një video e shpërndarë së fundmi, ku ai shihej pranë Inës në studion e Big Brother Fan Club, riktheu dyshimet se raporti mes tyre mund të jetë më shumë sesa thjesht miqësor.

Duke komentuar situatën, Ina zgjodhi një qasje më të rezervuar, pa e konfirmuar apo mohuar drejtpërdrejt ndarjen, por duke theksuar respektin dhe mirënjohjen ndaj tij:

“Mund t’ia kem thënë, mund të jetë nënkuptuar, por mund ta them prapë… Është vetëm një faleminderit shumë e madhe për çdo grimcë fryme, energjie, mbështetje, dashurie që ka bërë për mua brenda dhe jashtë programit.”

Deklarata e saj ka lënë hapur interpretimin për statusin aktual të marrëdhënies, duke shtuar edhe më shumë interesin e publikut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...