Një debat i tensionuar është regjistruar në Kuvend mes deputetit të partisë “Mundësia” dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ku në qendër të diskutimit ishte emërimi i ambasadorit të ri të SHBA në Shqipëri.
⸻
Shehaj: “Ambasada nuk u mbyll, SPAK nuk u izolua”
“Ju po mbroni veten tuaj. Jo vetëm që Ambasada Amerikane nuk u mbyll, por tani kanë emëruar një ambasador që është gjeneral. Nuk doli gënjeshtra juaj që do mbyllej Ambasada, që SPAK do ishte vetëm. Sot që flasim, krerët e SPAK-ut janë në Uashington, sepse nuk ka mbaruar ajo histori.”
⸻
Balla: “Je gjobaxhi, po manipulon publikun”
“Ti je një gjobaxhi. U vodhe të dhënat e partisë. Je i dënuar sepse i ke vjedhur PD të dhënat e anëtarësisë. Ke raporte aty. I çove mesazhe në 2025: ‘Mos votoni PD’. Dhe këta që bënin sikur i dhimbtë shpirti për ty.”
Balla vijoi duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve me SHBA:
“Sa për ambasadorin Eric Wendt, emërimi i parë vjen në Tiranë, dëshmon partneritetin e fortë mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Për këtë ne duhet të jemi krenar. Ky është një mesazh shumë i mirë.”
Ai shtoi gjithashtu se deklaratat e Shehajt nuk kanë lidhje me Partinë Socialiste dhe nuk duhet të përdoren për sulme politike.






