25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Berisha akuzon policinë: “U përdor spraj për neutralizimin e kafshëve të egra ndaj protestuesve”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se ndaj protestuesve të opozitës gjatë tubimit të mbrëmjes së kaluar është përdorur një substancë e fortë spraji, të cilën ai e cilëson si të ngjashme me ato që përdoren për neutralizimin e kafshëve të egra.

Berisha ka publikuar edhe një imazh të një spraji me piper, duke pretenduar se ai është përdorur nga forcat e rendit gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e protestës.

Sipas tij, përdorimi i kësaj substance përbën shkelje të rëndë dhe bie ndesh me normat ndërkombëtare, ndërsa e ka cilësuar veprimin si “krim”.

Ai ka deklaruar gjithashtu se goditjet me spraj kanë qenë selektive, duke përmendur disa nga drejtuesit dhe deputetët e Partisë Demokratike që, sipas tij, janë prekur gjatë ndërhyrjes, mes tyre Flamur Noka, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, Ivi Kaso, Blendi Himçi dhe Aulon Kalaja.

Ngjarja vjen pas protestës së organizuar nga opozita, e cila u shoqërua me tensione dhe ndërhyrje të forcave të policisë për të shpërndarë turmën. Policia ende nuk ka dhënë një reagim të detajuar mbi këto pretendime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...