Mbrëmja e djeshme në “Ferma VIP” solli një nga momentet më të pazakonta dhe më të komentuara të këtij edicioni, pas një surprize emocionale për Klod Dedja.
Banorit iu bë një vizitë e veçantë nga partnerja e tij, e cila u shfaq në ambientet e fermës e maskuar dhe refuzoi të zbulojë identitetin për publikun, duke ruajtur anonimatin e saj gjatë gjithë momentit.
Megjithatë, misteri nuk zgjati shumë jashtë kamerave. Sipas të dhënave të publikuara nga burime mediatike dhe fotove që qarkullojnë në rrjet, partnerja e tij është Ersa Kana, me të cilën Klodi dyshohet se ka një marrëdhënie prej më shumë se një viti. Dyshohet gjithashtu për një diferencë moshe rreth 25 vjet mes tyre, detaj që ka ngjallur diskutime në rrjet.
Një tjetër element që ka tërhequr vëmendje është fakti se të dy figurojnë me një link të përbashkët biznesi në profilet e tyre në rrjetet sociale, duke shtuar spekulimet për një lidhje edhe profesionale përveç asaj personale.
Gjatë transmetimit live, Klodi nuk i kurseu deklaratat emocionale, duke e cilësuar partneren e tij si një figurë që i ka ndryshuar mënyrën se si e percepton dashurinë.
“Ersa është një vepër arti. Kemi vjet e pak bashkë, por na duket si 3 minuta. Për herë të parë në jetë kam kuptuar çfarë do të thotë dashuria për një femër… Ne kemi rreth 25 vite diferencë. Por mua më duket se unë jam më i vogël në moshë,” u shpreh ai.
Mes emocioneve dhe përqafimeve, Klodi i bëri edhe një premtim publik partneres së tij:
“Kur të dal nga këtu do bëjmë party, do bëjmë dasmë!”






