26.1 C
Tiranë
Monday, July 13, 2026

DW: Flakë në Veri e në Jug të Shqipërisë, ende vatra zjarri agresive

Në ditën e 12 të shpërthimit të zjarreve në Gadishullin e Karaburunit (Vlorë), në Gjirokaster dhe Malin e Rrunës (Kukës) ka ende vatra zjarri me intensitet të lartë. Ministria e Mbrojtjes theksoi të premten në mbrëmje, (06.08) në deklaratën përmbyllëse të situatës së zjarreve se “janë shuar 163 vatra zjarri nga Forcat e Armatosura, zjarrfikësit dhe emergjencat civile por mbeten ende 10 vatra aktive, ku dy prej tyre, njëra në Gadishullin e Karaburunit dhe tjetra në majën e Malit të Rrunës janë vatra agresive, ku po punohet me forca të kombinuara nga toka dhe ajri.”

“Ka një vatër jashtëzakonisht të rrezikshme edhe në Gjirokastër për të cilën bëj thirrje që policia të evakuojë banorët. Ka probleme serioze edhe në Kukës,” deklaroi mbrëmë Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Helikopterët nga BE fillojnë fluturimet

Tre helikopterë të fuqishëm zjarrfikës, ndihmë për Shqipërinë në shuarjen e zjarreve, të vëna në dispozicion prej aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, (BE), mbërritën të premten në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, në Rinas dhe të shtunën, (07.08) fillojnë fluturimet për të shuar 10 vatrat aktive të përqëndruara në Veri dhe në Jug të vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, theksoi se me kontributin e tyre ka shpresa që sot të shuhen vatrat e rrezikshme të zjarrit në Gadishullin e Karaburunit,” që kërcënojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë, një prej mushkërive më të rëndësishme të Shqipërisë”, vuri ai në dukje.

Solidaritet i BE me Shqipërinë

Ambasadori i Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, e vlerësoi mbërritjen në Shqipëri të helikopterëve zjarrfikës nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE, tregues “i solidaritetit të BE ndaj popullit shqiptar”.

Tre helikopterët, dy nga Hollanda dhe një nga Çekia, do t’i bashkohen sot flotës vendase për shuarjen e zjarreve në 10 vatrat e mbetura. Në mbështetjen e BE, krahas helikopterëve do të jenë edhe 50 efektivë ushtarakë, “të specializuar në fushën e emergjencave civile, që do t’i bashkohen efektivave vendase,” theksohet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes./DW

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...