34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Operacion i madh antidrogë në Itali – 28 shqiptarë të arrestuar, sekuestrohen kokainë, armë dhe mijëra euro cash

Autoritetet italiane kanë finalizuar një operacion të gjerë policor të shtrirë në disa qytete të vendit, i cili ka çuar në arrestimin e 28 shtetasve shqiptarë të dyshuar për përfshirje në një rrjet të strukturuar trafiku dhe shpërndarjeje droge.

Sipas mediave italiane, hetimi ka zbuluar një organizatë kriminale të mirëorganizuar, e cila nuk merrej vetëm me importin e lëndëve narkotike, por edhe me shpërndarjen e tyre në zona të ndryshme të rajonit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 24 kilogramë kokainë e pastër, 23 kilogramë marijuanë, 5.6 kilogramë hashash, rreth 76 mijë euro cash, të ardhura të dyshuara nga aktiviteti kriminal, si dhe një armë zjarri.

Hetimet kanë nisur pas dokumentimit të mbi 150 episodeve të dyshuara të trafikut të drogës, të realizuara përmes vëzhgimeve, filmimeve dhe fotografimeve të mbledhura nga autoritetet hetimore. Sipas dosjes hetimore, anëtarët e grupit përdornin metoda të sofistikuara komunikimi për t’iu shmangur përgjimeve, duke përdorur profile fiktive, biseda të koduara dhe platforma të ndryshme sociale.

Droga dyshohet se vinte kryesisht nga Belgjika dhe Spanja, e fshehur në automjete me ndarje të dyfishta dhe transportohej në sasi të mëdha, nga 10 deri në 15 kilogramë për ngarkesë, për t’u shpërndarë më pas në territorin italian. Sipas hetuesve, lënda narkotike ruhej në ambiente që nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë me organizatën për të vështirësuar zbulimin e saj.

Struktura kriminale, sipas autoriteteve, ishte e ndarë në pesë grupe të ndryshme, të cilat nuk kishin njohje të drejtpërdrejtë mes tyre, por funksiononin në mënyrë të koordinuar. Çdo grup kishte role të përcaktuara qartë, duke nisur nga blerja dhe transporti i drogës, deri te ruajtja dhe shpërndarja në tregun lokal.

Hetuesit italianë theksojnë se disa nga grupet e fundit ishin të përfshirë edhe në mbledhjen e borxheve të paligjshme, shpesh me përdorim të dhunës dhe armëve, duke e bërë organizatën edhe më të rrezikshme dhe të strukturuar.

Autoritetet vijojnë hetimet për të identifikuar të gjitha lidhjet e rrjetit dhe për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm brenda dhe jashtë Italisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...