34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Goditje e madhe ndaj trafikut të drogës në Itali – sekuestrohen mbi 150 kg kokainë, tre shqiptarë në pranga

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga Policia italiane në zonat e Trevizos dhe Mantovës, në kuadër të një operacioni të koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Trevizos, për goditjen e një rrjeti të dyshuar të trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve italiane, gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 150 kilogramë kokainë, si dhe sasi kanabisi dhe një shumë parash cash prej rreth 55 mijë eurosh.

Arrestimi i parë është kryer në zonën e Trevizos, ku një 48-vjeçar shqiptar është ndaluar gjatë një kontrolli rrugor. Gjatë verifikimit të automjetit të tij, policia ka gjetur rreth 20 kilogramë kokainë dhe gjysmë kilogrami kanabis të fshehur në një ndarje të modifikuar elektromagnetikisht poshtë sediljeve të përparme të makinës.

Hetimet kanë vijuar më pas duke çuar agjentët në dy banesa në Mantova, ku jetonin dy persona të tjerë, S. E., 31 vjeç dhe K. M., 34 vjeç, të dy shtetas shqiptarë. Gjatë kontrollit në banesën e 31-vjeçarit, nën shtratin e tij janë zbuluar 122 pako me kokainë, që së bashku me sasinë e mëparshme e çojnë totalin në rreth 150 kilogramë lëndë narkotike.

Policia italiane ka bërë të ditur se të dy të arrestuarit e Mantovës kishin gjithashtu automjete të pajisura me ndarje të fshehura, të përdorura për transportimin dhe fshehjen e drogës.

Sipas hetuesve, operacioni i së martës është vazhdim i një tjetër goditjeje të mëparshme, të kryer më 3 prill pranë stacionit të trenit San Trovaso di Preganziol në Treviso, ku ishte arrestuar një tjetër shtetas me inicialet D. A. Në atë rast, në automjetin e tij ishin gjetur rreth 7 kilogramë kokainë.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbuluar të gjithë rrjetin e dyshuar të trafikut dhe lidhjet e mundshme ndërkombëtare të kësaj veprimtarie kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...