25.5 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Ghost Call” në Tiranë: 10 të arrestuar në skemën e mashtrimit, në qendër të debatit edhe bashkëpunimi i ONE Albania sipas vendimit gjyqësor

Në kuadër të operacionit të gjerë ndërkombëtar të koduar “Ghost Call”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europol, janë zbuluar disa baza të dyshuara për mashtrim kompjuterik përmes call center-ave në Tiranë.

Hetimi, i cili ka zgjatur rreth dy vite, ka çuar në identifikimin e 12 ambienteve të përshtatura për aktivitetin e dyshuar kriminal, arrestimin e 10 personave dhe shpalljen në kërkim të disa të tjerëve. Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 891 mijë euro, qindra pajisje elektronike dhe materiale të tjera që konsiderohen prova të rëndësishme për skemën e dyshuar të mashtrimit.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, tre prej bazave të hetuara kanë qenë objekt i një hetimi të veçantë, ndërsa në dokumentet gjyqësore përmendet edhe bashkëpunimi me operatorët e komunikimeve elektronike në vend.

Në vendim thuhet se kompania ONE Albania nuk ka bashkëpunuar plotësisht me autoritetet ligjzbatuese, duke mos vënë në dispozicion të dhëna që lidhen me përdorues të adresave IP të dyshuara si të përfshira në aktivitetin e paligjshëm. Policia, sipas dokumentit, ka dërguar disa kërkesa zyrtare për informacion, duke paralajmëruar edhe përgjegjësi penale në rast mosbashkëpunimi.

Gjatë periudhës së mungesës së përgjigjes së plotë nga kompania, aktiviteti i dyshuar i call center-ave ka vijuar, sipas të njëjtit vendim. Ndërkohë, operatorë të tjerë të telekomunikacionit rezultojnë se kanë vënë në dispozicion listat e kërkuara të të dhënave për autoritetet hetimore.

Në dokument përmendet gjithashtu se, më 3–4 dhjetor 2024, është zhvilluar një takim mes autoriteteve shqiptare dhe austriake, ku është vendosur ngritja e një grupi të përbashkët hetimor. Në këtë kuadër, janë shkëmbyer të dhëna që përfshijnë jo vetëm adresat IP të lidhura me ONE Albania, por edhe të tjera që u përkasin kompanive ABCOM, StarNet dhe Selcom.

Në një përgjigje të datës 19.12.2024, ONE Albania ka deklaruar se adresat IP në fjalë janë publike dhe se identifikimi i përdoruesve konkretë nuk është i mundur pa të dhëna shtesë fundore.

Hetimet për operacionin “Ghost Call” vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e plotë të rrjetit dhe të personave të tjerë të përfshirë në skemën e dyshuar të mashtrimit ndërkombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...